Lajmet e fundit
Gjigandi Facebook ka filluar të përmbushë premtimin për ta kthyer në platformë aplikacionin Messenger.

Facebook ka filluar të realizoj premtimin për ta kthyer Messenger në platformë e cila lejon integrimin me aplikacione të palëve të treta.
Këto ditë gjigandi i rrjeteve sociale ka publikuar lojën e parë të quajtur “Doodle Draw”. Kjo lojë ka të bëjë me vizatim të një objekti, ndërsa mund ta shkarkoni në App Store ose Google Play.
Ditë më parë, Facebook ka lejuar edhe GIF imazhet, megjithëse është vonuar në raport me të gjitha rrjetet dhe platformat tjera.
Aplikacionet rivale për mesazhe, si WeChat, Line dhe Viber, ofrojnë lojëra tek shërbimet e tyre. Lojërat kanë shërbyer si një burim tjetër të ardhurash për këto aplikacione, si dhe për të mbajtur njerëzit sa më shumë të angazhuar tek aplikacioni, edhe kur nuk duan të komunikojnë me dikë tjetër.
Shtesa e fundit, me siguri do ta kthejë Messenger në një platform më të dashur për përdorueist.