Tjetër verë, tjetër finale zemërthyese për Argjentinën. Pas humbjes në kohën shtesë ndaj Gjermanisë në finale të Kupës së Botës vitin e shkuar, të përzgjedhurit e Tata Martinhos dështuan sërish.
Ka më shumë se 20 vite që albicelestët nuk kanë fituar një trofe me peshë dhe është Lionel Messi ai që po fajsohet më shumë për këtë gjë.
Pavarësisht paraqitjeve brilante në Champions League, Messi ka dështuar të ketë të tilla me kombëtaren, gjë që ka bërë që të shtohen thirrjet që ai të largohet.
Duke parë këto zhvillime, Goal.com ka hapur një anketë, ku lexuesit pyeten se "a duhet Messi të largohen nga përfaqësuesja?".
Deri tani shumica dërrmuese e lexuesve, mbi 80 përqind e përkrahin qëndrimin e Messit në kombëtaren argjentinase.
Po ju, si mendoni?
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.