Barcelona mposhti Gironën në javën e gjashtë të La Ligës këtë vikend me rezultat 0:3.
Detyrën “më të rëndë” në botën e futbollit atë javë e pati Pablo Maffeo, lojtari i Manchester City-t i huazuar te Girona.
Por Messi dhe Maffeo kishin pasur një shkëmbim interesant fjalësh sa ishin në fushën e gjelbër.
https://www.youtube.com/watch?v=MHAzxcsmFnc
“Ne po flisnim sepse i isha ngjitur për shumicën e kohës. Ai është lojtari më i mirë në botë, dhe nëse nuk e ruan ashtu, ai mund të shënojë në çdo moment”, tha Maffeo.
Sidoqoftë, për mediat ai nuk tregoi diçka që i kishte thënë Messi, por që u zbulua nga imazhet e Deportes Cuatro nga El Dia Despues, ku Maffeo shihet duke i thënë bashkëlojtarit të tij, pasi që ishte zëvendësuar:
“E di se çfarë më tha? Të luash ashtu është paksa mu***”

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.