Lajmet e fundit

Ai tha se muzikën e ka filluar si hobi që në moshë të re dhe se interesi ndaj saj u rrit në vitet në vijim ndërsa tani si mësues muzike inkurajon fëmijët drejt muzikës, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.
"Përjetuam një luftë të ashpër civile sektare në Irak. Kjo luftë e dogji tërë vendin. Në këtë luftë u vranë në mënyrë të planifikuar pilotët, avokatët, profesorët e universitetit dhe madje edhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Kjo në atë periudhë (2006-2009) u shndërrua në një mënyrë të përditshme, u bë si modë. Dëshiroja ta zëvendësoja zërin e plumbit në pushkën e përdorur në vendin tonë me tingullin e muzikës", tha Kazim duke bërë të ditur se nga mërzia e thellë për ngjarjet e dhunshme dhe humbjet e jetëve në vend vendosi ta shndërrojë armën në instrument muzikor.
Mësuesi irakian gjithashtu shpjegoi procesin e shndërrimit të pushkës në një instrument muzikor.
"Si popull nuk mund të bënim asgjë për atë që po ndodhte, ne ishim të dëshpëruar. Një ditë bleva një kuti municioni ushtarak dhe e vendosa në mes të një pushke kallashnikov. Me ndihmën e një marangozi dhe me një përpjekje të madhe personale, shtova tela në pushkën time. Kështu në këtë mënyrë unë e shndërrova armën nga një vegël vdekjeje në një instrument të paqes”, tha ai.