Një mësues zëvendësues në Massachusetts mund t’i ketë qëlluar në këmbë ambiciet e tij të karrierës, pasi plumbat ranë nga xhepat e tij gjatë orës së mësimit.
Mësuesi i paidentifikuar po mbante mësim në nj klasë parashkollorësh kur plumbat ranë në dyshemenë e klasës.
Një mësues tjetër e dëgjoi zhurmën e plumbave dhe e njoftoi drejtorin e shkollës.
Shefi i policisë së Millbury, Donald Desorcy, ka deklaruar se mësuesi kishte thënë që ai kishte dalë në gjuajtje një ditë më parë.
“Me sa duket ai kishte veshur rroba të njëjta dy ditë radhazi. Ai pretendon se i kishte lënë plumbat në xhepin e tij”, deklaruan nga policia.
Departamenti i policisë e pezulloi licencën e mësuesit për të mbajtur armë zjarri. Ata më vonë në shtëpinë e tij gjetën edhe gjashtë pistoleta, 12 pushkë dhe municione.
Megjithëse nuk është ilegale sjellja e municioneve në hapësirat shkollore, policia ka deklaruar se mësuesi në fjalë do të përballet me akuzat e mossigurimit të duhur të armëve në shtëpinë e tij.
Më vonë është bërë e ditur se mësuesi zëvendësues u shkarkua.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.