Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në një shkollë private në komunën e Graçanicës, ku një mësuese dyshohet se incizoi nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin e tij gjenital.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia, e cila ka iniciuar rast ndaj të dyshuarës.
“Lidhur me rastin, më 09.06.2025 me urdhër të prokurorit është iniciuar rast ndaj të dyshuarës femër kosovare për veprën penale: Degradimi i integritetit seksual”, ka thënë policia.
Siç raporton Sinjali, mësuesja e klasës së parë, me inicialet N.S., dyshohet se ka incizuar me telefon privat nxënësin e saj 6-vjeçar, duke e detyruar që të bëjë veprime të pahijshme ndaj vetes, konkretisht duke e shtyrë të prekë organin e tij gjenital.
Më 9 qershor, pasi janë siguruar deklaratat përkatëse dhe materiali provues, Prokuroria e të Miturve ka autorizuar hapjen e hetimeve penale ndaj mësueses për veprën “Degradimi i integritetit seksual”, ndërsa e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
Videoja dyshohet se është dërguar më pas te nëna e fëmijës, e cila e ka denoncuar më pas rastin në Polici.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.