Këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, u diskutua për kampet verore dhe benefitet e tyre, ku e ftuar ishte mësuesja e gjeografisë dhe anëtarja e klubit "Alpin Prishtina”, Lumnije Kadriu.
Ajo njoftoi për programin që zhvillohet në kuadër të kampeve verore, të cilin sipas saj çdo fëmijë duhet ta përjetojë, ngase aktivitetet e tilla i përgatisin fëmijët për jetën më tutje.
"Unë kam pasur rast, se për shembull shkoj dhe i informoj kolegët, sidomos për pajisjet themelore të alpinizmit, do të thotë qysh herët, në moshën më të vogël për të ardhmen" u shpreh mësuesja e gjeografisë.
Ajo më tutje theksoi se pjesëmarrja e të vegjëlve në aktivitet të tilla iu shërben shumë atyre, sidomos në lëndën e gjeografisë, apo orientimi në natyrë, e cila pjesë përbërëse e kësaj të fundit.
"Harta është mjeti kryesor i lëndës së gjeografisë, dhe për shembull në jetë mund të ndodhin sfida të ndryshme, ndaj përmes aktiviteteve dhe mënyrave që i mësojmë ne, këta asnjëherë nuk kanë me humb në rrugë".
Anëtarja e klubit "Alpin Prishtina" tregoi se fëmijët përmes inkuadrimit në këto mësime joformale, largojnë frikën dhe familjarizohen me natyrën.
https://www.youtube.com/watch?v=gXvaVUw17t4
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.