Syri i keq nuk është i panjohur për popullin shqiptar. Ka nga ata që e besojnë, por edhe nga ata që nuk e besojnë.
Në emisionin Sol, për këtë temë ka folur gazetarja e Klan Kosova, Vesa Rama-Ago, e cila shprehet se syri i keq, apo i njohur si mësyshi, lidhet i tëri me besimin, se sa besimtar je, njofton Klankosova.tv.
Ajo madje tregon edhe përvojën personale që e kishte po me këtë çështje, e që ilaçin shpirtëror e gjeti te një hoxhë.
“Kjo lidhet me besimin, varet se sa besimtar je. Unë besoj se ekziston syri i keq, apo mësyshi. Ne jemi rritur ndër breza ku kanë thënë ruaju nga syri i keq, mos posto shumë fotografi, mos u ekspozo shumë si ti, sikur fëmijët. Unë kam pasur eksperiencë personale. Ka qenë një kohë kur unë kam qenë shumë keq sa i përket shëndetit, dhe deri në një moment kur unë e kam kuptuar se gjithçka çfarë ka të bëjë me shëndetin fizik ka qenë në rregull, e kam kuptuar se problemi qëndron diku tjetër”, tha Rama-Ago.
“Kam hulumtuar aq shumë për ta gjetur arsyen e asaj që unë po e përjetoj. Kam pasur ndryshim drastik në pamjen time. Çka kam dashur me gjet, ka qenë ilaçi shpirtëror. Kam hulumtuar me gjet një hoxhë të mirë, për ta zbuluar problemin që e kam, dhe ashtu ka dalë. Deri në momentin që nuk kam shkuar të hoxha, nuk kam qenë vetvetja, kam pasur shumë simptoma të çuditshme. Ka ra ai hoxhë, dhe kam dal nga ajo situatë”.
“Kur jam bërë nënë jam munduar të mos i ekspozoj fëmijët, edhe pse në të parin ndoshta kam gabuar ku më pas kam pasur histori personale, fëmija nuk është rehatuar natën, ose kanë qajtë, besa edhe janë sëmurë”, shtoi tutje gazetarja.
https://www.youtube.com/watch?v=_9cm4eUHFIw&t=7s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.