Lajmet e fundit
Dy sportistët kuqezinj, pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore në Pjong Çeng të Koresë së Jugu, morën në dorëzim flamurin nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në prani edhe të kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani

Shqipëria do të marrë pjesë me vetëm dy spostistë - Erjon Tola dhe Suela Mëhilli - në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, që do të zhvillohen në Pjong Çeng të Koresë së Jugut për 17 ditë, nga 9 deri më 25 shkurt 2018.
Ekipi Olimpik Shqiptar do të jetë i pranishëm në Kore që në fillim, më 9 shkurt, për ceremoninë e hapjes së Lojërave, të flamurit dhe të parakalimit. Në prag të këtij eventi, dy sportistët kuqezinj morën në dorëzim flamurin nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në prani edhe të kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani. Me këtë rast, kreu i shtetit shqiptar dha këtë mesazh përmes faqes së vet zyrtare në Facebook.