Michael Douglas është në përkrahje të Ukrainës dhe këtë e ka shprehur nëpërmjet kostumit të tij.
Ndërsa mori pjesë në “Screen Actors Guilds Awards” të dielën, aktori 77 vjeçar u shfaq me kostum të zi në xhepin e të cilit kishte flamurin e Ukrainës.
Bashkë me tij ishin edhe Paul Reiser, Graham Rogers, Lisa Edelstein, Sarah Baker, Melissa Tang, Jenna Lyng Adams dhe Casey Thomas Brown, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.