Notuesi, Michael Phleps, është bërë baba për herë të parë.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes Instagramit, pasi ka postuar një fotografi duke e mbajtur në duar djalin e tij të cilin e ka quajtur, Boomer.
“Ndenja më e mirë që kam përjetuar në jetë”, ka shkruar ai poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.
Boomer ka lindur të enjten në Arizona, ku Phelps është duke u trajnuar për Lojrat Olimpike në Rio.
Ai është i fejuar me Nicole Johnson.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.