SanDisk është gjigand në tregun e kartave microSD dhe deri tani ka shënuar disa rekorde sa i përket kapacitetit të tyre.
Por, këtë herë është një kompani tjetër teknologjike që ka vënë rekord në kapacitetin e një microSD. Microdia ka krijuar një microSD me kapacitet 512GB.
Karta mbështet standardin UHS dhe premton transferim të dhënave me shpejtësi 300MB/s. Pajisjet e vjetra do të mund të transferojnë të dhënat me gjysmën e kësaj shpejtësie pasi karta është e bazuar në standardin SD 4.0. Karta Xtra Elite do të dalë në treg muajin e ardhshëm.
Xtra Elite pritet të kushtojë rreth 1000 dollarë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.