Microsoft është duke zhvilluar një aplikacion për mesazhe, për shfrytëzuesit e platformës Ios dhe që do të funksionojë bashkë me aplikacionin Outlook.
Aplikacioni i ri, do të quhet Flow dhe është projektuar për të ofruar “biseda të shpejta, të rrjedhshme dhe natyrale”.
Floë do të ketë të njëjtin funksion për Outlook siç e ka Qik për Skype. Pra do të thjeshtojë mesazhimin mes përdoruesve që komunikojnë më shpesh.
Microsoft do të sjellë fillimisht këtë aplikacion tek iPhone dhe më vonë do të vijë edhe tek pajisjet Android.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.