Pas tentimit për të gjetur moshën e shfrytëzuesve të ndryshëm, Microsoft tani po përpiqet të gjejë nëse jeni binjak apo jo përmes sajtit të ri “Twins Or Not”.
Si ide kjo ishte prezantuar në konferencën Build 2015, ndërsa bashkon algoritmet e njohjes së fytyrës me disa veçori të Azure.
Sistemi funksionon përmes ngarkimit të dy fotove nga shfrytëzuesi, ndërsa programi krahason fytyrat për të parë nëse kanë ngjashmëri.
Sistemi mendohet të jetë më i saktë se ai për zbulimin e moshës.
Nëse doni ta provoni, klikoni
këtu.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.