Gjigandi Microsoft ka publikuar një tjetër aplikacion për platformën Android dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim këtë kompani të sjellë aplikacionet e saj të Windows Phone në iOS dhe Android, ky i fundit do të jetë i disponueshëm vetëm në Android.
Aplikacioni i quajtur Arrow është një launcher për Android.
Arrow teknikisht është i disponueshëm vetëm përmes një sistem ftesash në Google+, ose shkarkojeni
këtu.
Sapo të instalohet ky aplikacion dhe vendoset si launcher parësor, e ndan ekranin e telefonit në tre pjesë. Pjesa e parë tregon aplikacionet më të përdorura si dhe ato të përdorura kohët e fundit. Nëse kaloni në pjesën në të majtë do të vëreni ikonat e kontakteve me të cilët flitni më së shumti. Ndërsa pjesa në të djathë është një ekran i dedikuar për shënimet dhe përkujtuesit.
Në secilin prej pjesëve në fund të ekranit do të shfaqen katër aplikacione statike si shfletuesi, thirrësi, mesazhet dhe kamera. Arroë gjithashtu mund të konfigurohet që të shkarkojë një prapaimazh të ri çdo ditë nga imazhet e Bing.
Nëse doni të qaseni të gjitha aplikacionet e instaluara do të ballafaqoheni me një ekran që na kujton platformën Windoës Phone. Aplikacionet janë radhitur sipas shkronjave të alfabetit.
Presim që në të ardhmen Microsoft të shtojë funksionalitete të reja madje pse ta vendosë në rangun e aplikacioneve si Office dhe OneNote duke e integruar me asistentin dixhital Cortana.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.