Përmes një mesazhi elektronik, drejtori ekzekutiv i Microsoft-it ka njoftuar se mbi 7800 punëtorë do të pushohen në degët e kompanisë në gjithë botën. Shkurtimet më të mëdha pritet të bëhen në degën e telefonisë mobile.
Në mesazhin elektronik drejtori tha se "po kalojnë nga strategjia për të rritur një biznes të pavarur telefonash tek strategjia për të krijuar dhe rritur një ekosistem Windoës, duke përfshirë këtu edhe seritë e pajisjeve mobile.”
Kompania ka vendosur që të rishikojë investimet që kapin vlerën afër 1 miliardë dollarë, ndërsa pika që do të preket më shumë do të jetë dega mobile; shkurtimet duhet të kryhen deri në qershor të vitit 2016.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.