Para pak muajsh, Microsoft pushoi nga puna 7800 punonjës.
Tani, kompania ka vendosur që të shkurtojë edhe 1000 vende të tjera pune, që zënë më pak se 1% të gjithë fuqisë punëtore të kompanisë me bazë në Uashington.
Microsoft mori këtë vendim pasi këto muajt e fundit ka pasur shumë rënie të të ardhurave. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, të ardhurat nga biznesi i telefonave pësuan rënie me 51% nga viti në vit.
“Shkurtimet do të bëhen në divizione të ndryshme të kompanisë në mbarë vendet ku ajo operon,” tha një zëdhënës i kompanisë për The New York Times.
Shkurtimet e mëparshme prekën vetëm biznesin e telefonave të kompanisë, ndërsa ky i fundit thuhet se do të prekë departamentet financiare dhe ligjore, edhe pse nuk është bërë akoma ndonjë konfirmim zyrtar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.