Microsoft nxori nga faza beta aplikacionin Skype for Bussines duke e ofruar atë zyrtarisht për iOS në dyqanin e aplikacioneve App Store. Përdoruesit aktual të Lync 2013 do të përditësohet ne aplikaconin Skype for Bussines.
Skype for Bussines mbërriti në muajin Prill si shërbim ndërsa si aplikacion u shfaq fillimisht në Windows Phone gjatë muajit Korrik.
Homologët e aplikacionit në iOS dhe Android debutuan në fazën beta dy muaj më parë. Ndërsa versioni për iOS tani është gati për përdorim komercial, Microsoft bëri të ditur se versioni për Android nuk do të debutojë përpara fundit të vitit.
Esencialisht, Skype for Bussines sjell llogarinë tuaj dhe atë të punës në një aplikacion të vetëm për menaxhim më të lehtë. Kjo do të thotë se konsumatorët mund të flasin njëkohësisht edhe me familjen por edhe punojësit brenda një aplikacioni, shkruan PcWorld.al.
Sigurisht që ky aplikacion përmban edhe disa opsione shtesë sigurie për administratorët e IT-së. Një nga karakteristikat bazë të Skype For Bussines janë takimet(Meetings). Aplikacioni ofron një panel ku përfshihen kontaktet, thirrjet por edhe takimet. Sigurisht që takimet shoqërohen nga një kalendar ku mund të njoftoheni për takimet e radhës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.