Shefi i Microsoft Windows, e ka akuzuar një grup famëkeq të hakerëve të lidhur me Rusinë, për sulm ndaj sistemit operativ të kësaj kompanie, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Terry Myerson ka thënë se Strontium e ka shfrytëzuar një “mushkonjë” për t’i infektuar kompjuterët personalë në mënyrë që të kishte akses në të dhëna sensitive.
Strontium që po ashtu njihet edhe me termin APT28 dhe Fancy Bear, më parë është fajësuar për sulm ndaj rrjetit të një televizioni në Francë dhe po ashtu Partinë Demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.