Haqif Mulliqi, dramaturg. Haqif Mulliqi, reporter lufte.
Midis artistësh e midis luftëtarësh.
Mulliqi për Klan Kosovën ka dhënë një rrëfim të veçantë për jetën artistike të dekadës së bujshme historike të Kosovës – të viteve 90-ta që kulmuan me luftën në Kosovë dhe eventualisht lirinë e vendit.
Mulliqi në këtë intervistë flet për aktivitetet e artistëve shqiptarë të Kosovës në një periudhë të rrezikshme censure e përndjekjeje, si dhe për përvojën e tij si reporter lufte që kishte filluar pikërisht në 5 marsin e famshëm të 1998-ës.
Prania e tij në luftë përkrah luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një dramë që Mulliqi po e shihte të shkruhej vetë.
Përjetimet e tij si reporter ishin një dramë plot lavd, plot dhimbje, plot vuajtje e plot humbje por që kulmoi me triumfin e një populli për liri.
Në vegëzën më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e Mulliqit për luftën por kësaj radhe kryesisht nga prizmi i tij prej dramaturgu.
https://www.youtube.com/watch?v=pvYtg8uVkMk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.