Migrena mund të shkaktojë lotim të syve, kjo për shkak të efektit të migrenës në nerva që ndikojnë në sy.
Migrena është një çrregullim parësor i dhimbjes së kokës, i njohur për "sulmet" ose episodet e përsëritura.
Kjo përfshinë nga dhimbjet e lehta deri të tilla të forta që prekin njërën anë të kokës.
Sytë e përlotur nuk janë një simptomë kryesore e migrenës, por shumë njerëz e përjetojnë këtë.
Lotët shkaktohen edhe nga dhimbja e madhe e kokës, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.
"Ekziston gjithashtu një lidhje midis migrenës dhe sindromës së syrit të thatë, i cili mund të shkaktojë lotim të syve. Por, mund të ketë shkaqe të tjera të lotimit të syve me dhimbje koke", thonë ekspertët shëndetësor.
Simptomat e tilla zgjasin zakonisht më pas se një orë, por në raste të rralla mund të zgjasë edhe më shumë.
"Simptomat e syrit zakonisht zgjasin më pak se 1 orë. Por për rreth 1 në 5 persona, ato mund të zgjasin edhe më shumë se një orë. Ata gjithashtu priren të prekin njërin sy dhe të zhvillohen në të njëjtën anë si dhimbja e kokës", thanë tutje ata.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.