Mijëra aeroplanë Airbus u detyruan të liheshin në tokë për një përditësim të softuerit pasi u zbulua se rrezatimi intensiv diellor mund të ndërhynte në kompjuterët e kontrollit të fluturimit në bord.
Rreth 6 mijë aeroplanë A320 mendohej se ishin të prekur - gjysma e flotës globale të firmës evropiane - por shumë prej tyre ishin në gjendje të fluturonin përsëri brenda disa orësh pasi iu nënshtruan përditësimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rregullatori i aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar tha se do të ketë "disa ndërprerje dhe anulime të fluturimeve", megjithëse ndikimi në aeroporte duket të jetë i kufizuar.
Airbus tha se e zbuloi problemin pas një hetimi mbi një incident në të cilin një aeroplan që fluturonte midis SHBA-së dhe Meksikës humbi papritur lartësinë në tetor.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.