Tyson dhe Flair u bënë partnerë në fillim të këtij viti në biznesin premium të kanabisit "Tyson 2.0".
Një lloj i quajtur 'Ric Flair Drip' dul në shitje kohët e fundit dhe kush do ta testonte më mirë ta sesa vetë 'Nature Boy'.
Të dy burrat ishin në Çikago për konferencën e Benzinga Cannabis Capital këtë javë dhe u lidhën për një video në rrjetet sociale.
Dyshja u pa jashtë konferencës dhe 16 herë kampioni i botës Flair dha një mesazh për të gjithë fansat e tij.
"Ric Flair drip, Mike Tyson's 2.0, gooo on a b**tch," deklaroi ai teksa Tyson qeshi në sfond.
Videoja është bërë shpejt virale në rrjetet sociale dhe të gjithë mendojnë se është crossover-i më i çuditshëm që kanë parë ndonjëherë.
Një person komentoi: "Nuk mund ta besoj që kam parë Ric Flair dhe Mike Tyson ta ndezin një"
Një tjetër tha: "Askush nga ne nuk do të jetë kurrë aq i lezetshëm sa këta dy burra"
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.