Legjenda e boksit Mike Tyson, ka treguar sekretin e rigjallërimit të tij.
Tyson në një intervistë tha se ka pirë helmin e një bretkose.
Kampioni i peshave të rënda theksoi që kjo e ka ndihmuar atë të bëhet më i përqendruar e më kreativ.
"Tani jam më krijues e i përqendruar si sipërmarrës dhe sekreti është që kam pirë helmin e “bufo alvarius”, një lloj bretkose që rritet në Meksikë. E kam provuar katër vite më parë për sfidë dhe pas udhëtimit të parë kam qenë si i vdekur. Bretkosa më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, pasi të gjithë kemi një datë skadence. Kundërshtari më i madh i vetes time, isha unë, pasi kisha vetëbesim shumë të ulët, por helmi i bretkosës më ndihmoi të heq egon dhe njerëzit e shohin si kam ndryshuar që atëherë".
Ai theksoi se e ka pirë plot 53 herë helmin e bretkosës.
https://www.youtube.com/watch?v=JwcR1D-eckM&ab_channel=Hotboxin%27withMikeTysonClips
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.