Mikobiologu Lul Raka bashkë me gruan e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Raka bën të ditur se nuk ka simptoma teksa dy fëmijët e tij kanë rezultuar negativë, njofton Klan Kosova
"Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)" ka shkruar Raka.
Kujtojmë se në vend është duke vazhduar trendi i rritjes të rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 486 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 697.
Nga dita e sotme (2 nëntor) kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.