Kenianët kremtuan zgjedhjen e presidentit të ri.
Por fitores së Willam Rutos i cili mori 50.19 për qind përballë kundërkandidates së tij, Raila Odinga ju gëzua edhe dikush në Kosovë.
Është Behgjet Pacolli ai që njoftoi përmes rrjetit social Facebook se miku i tij i mirë, tashmë ka pozitën më të lartë të Kenias, njofton Klan Kosova.
"Sot e thirra mikun tim Presidentin Ruto për ta uruar dhe për t'i shprehur urimet e mia më të mira dhe për të punuar së bashku për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kenies", shkroi Pacolli.
Lidhjen e ngushtë me presidentin e ri kenian Pacolli e dëshmoi edhe me fotografi kur e kishte pritur Ruson për vizitë në Kosovë
Madje presidenti i AKR-se e kishte dërguar atë për homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Por kjo afërsi e Pacollit me presidentin e ri të Kenias nuk dihet nëse do i sjellë Kosovës edhe një njohje të re nga vendi afrikan.
Ndryshe Ruto njihet si njeriu që tronditi politikën duke u bërë thirrje kenianëve të luftojnë në kushte ekonomike dhe jo në ato tradicionale etnike.
https://www.youtube.com/watch?v=rZgmcwezOZI
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.