Kompania e Elon Musk “SpaceX” ka bërë të ditur planin për udhëtimin e parë privat të një pasagjeri përreth Hënës.
Miliarderi japonez dhe manjati i modës Yusaku Maezawa, 42 vjeçar, ka bërë të ditur lajmin përmes një deklarate, ku ka thënë “kam zgjedhur të shkoj në Hënë”.
https://twitter.com/elonmusk/status/1041880316657336320
Ky mision është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë në Hënë i realizuar nga njerëzit që nga viti 1972.
Udhëtimi do të realizohet me një raketë që ende nuk është ndërtuar, ndërsa Musk ka thënë se ende nuk është 100% e sigurt që ajo mund të fluturojë.
Kompania ka thënë se fluturimi i Big Falcon Rocket (BFR) – një sistem raketor i prezantuar nga Musk në vitin 2016 – përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mundësisë së udhëtimit në hapësirë për njerëzit.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.