Pronarët e telefonave androidë janë paralajmëruar që një “malware” i quajtur FalseGuide është shkarkuar në dy milionë celularë.
Ky softuer i rrezikshëm është fshehur brenda një numri aplikacionesh në Google Play mes 2016-2017. Aplikacioni u shfaq si udhërrefyes për lojërat tjera Android, dhe u prezantuan nën emrat e zhvilluesëve të rrejshëm “Sergei Vernik” dhe “Nikolai Zalupkin”, shkruan The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
Ekspertët e Sigurisë paralajmëruan se FalseGuide nuk mund të hiqet në momentin që infektohet telefoni, dhe ata që kanë rënë viktimë e këtij 'malware' janë bombarduar me reklamime.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.