Playoffi i NBA në platformën më të dashur dhe më atraktive në vend, Artmotion po vazhdon me ndeshje të zjarrta, interesante dhe padyshim shumë atraktive.
Pasi kemi mësuar finalistët e playoffit nga perëndimi, tani na mbetet të zbulojmë edhe se kush do të jetë pjesë e finales së madhe nga lindja. Për këtë pozitë po luftojnë Milwaukee Bucks dhe Atlanta Hawks, skuadra këto që kanë bërë shumë paraqitje të mira këtë sezon teksa janë në barazim 2-2 në serinë mes tyre.
Ndeshja e pestë e finaleve të lindjes mes Milwaukees dhe Atlantës zhvillohet të premtën duke nisur nga ora 02:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Artmotion.
Milwaukee do të ketë mungesën e lojtarit të tyre kryesor, Giannis Antotekounmpos që u lëndua në duelin e katërt mes këtyre dy skuadrave.
5-shet e mundshme startuese:
Milwaukee Bucks: Holiday, Middleton, Portis, Tucker, Lopez
Atlanta Hawks: Young, Huerter, Bogdanovic, Collins, Capela.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.