Minatorët e “Trepçës” në Stantërg, të mërkurën, për rreth dy orë u revoltuan duke kërkuar rritje page e para për shujta ditore të ushqimit.
Me të marrë vesh stafi menaxhues i kësaj miniere reagoi duke ia realizuar kërkesat e tyre.
Mirëpo, për ta ishte befasuese se si minatorët shprehën pakënaqësi vetëm katër ditë pas përfundimit të marrëveshjes me operatorin që kishte bërë përgatitjen e ushqimit për ta, njofton Klan Kosova.
“Koha prej marrjes së ofertës deri te momenti që ka ardhur ka qenë e shkurt sepse kemi prit që operatori me na jep kohë edhe një muaj”, tha Behxhet Vinarci, udhëheqës i njësisë biznesore “Miniera Trepça”.
E sipas Gani Osmanit, minator që këtu punon tash e katër dekada, revolta kaq të shkurta kohore e me shkaqe të ngjashme, u bënë edhe më parë.
Klani mëson se ndërmarrja “Trepça” kishte borxhe rreth 100 mijë euro ndaj operatorit që bëri furnizimin me ushqim të tyre, shkak ky që ka bërë edhe të mos ketë vazhdim të bashkëpunimit.
https://www.youtube.com/watch?v=gSHNPsCGGRs
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.