Pakënaqësitë e grumbulluara për muaj me radhë, kulmuan të martën.
Si rezultat, minatorët e gjigantit metalurgjik 'Trepça' në Stantërg u ngujuan në horizontin e 10-të pasi thonë se menaxhmenti nuk iu la tjetër zgjidhje, raporton Klan Kosova.
Këta hynë në grevë pasi nuk morën ende pagën e shtatorit, e për ta ndërprerë atë kanë disa kërkesa.
Rreth 200 minatorë paralajmërojnë se grevën do ta radikalizojnë edhe në urie, e nuk do të dalin nga zgafella pa iu realizuar kërkesat.
Menaxhmentit sikur edhe Qeverisë, tash po i bëjnë apel që të ndërhyjë pa u keqësuar gjendja.
As menaxhmenti e as Ministria e Ekonomisë nuk qenë të qasshëm të martën. Por në mbledhjen elektronike të hënën vonë Qeveria ndau 1.6 milionë euro për "Trepçën" pa specifikuar dedikimin e tyre. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=m2wYLvcnBAw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.