Me namin e një mjeku të sukseshëm nga Amerika, dhe papijonin (fluturën) në vend të kollares, Rifat Latifi u shqua nga pjesa tjetër e kabinetit qeveritar, që kur e mori postin e ministrit të shëndetësisë dy muaj më parë.
Por, doktori me prejardhje nga Kllodernica e Skenderajt, po kujdeset të jetë i veçantë edhe me llojin e këpucëve. Në fakt, ai po del se preferon të mbath çizme dhe atë bashkë me kostum, e madje edhe në intervista televizive.
E për modelin e tyre, që është i kaubojve, pa dyshim se është frymëzuar në Amerikë, ku ka jetuar një kohë të gjatë e ku ka shkuar të paktën edhe dy herë në vizita private qysh kur u bë ministër.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.