Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ndodhet në vizitë zyrtare në Tarragonë të Spanjës, ku ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Atje, Gashi takuar me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye me presidentin, Besim Hasani, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, të cilëve iu uroi suksese të mëtutjeshme në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Ai është duke përkrahur sportistët, derisa të enjten po i ndjek nga afër garat e xhudistëve tanë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, të cilët po kërkojnë të ndjekin rrugën e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqi. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të mërkurën medaljet e arta, të parat për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Ministri do të jetë i pranishëm edhe në garat e sportistëve tjerë, të cilët po ashtu po e promovojnë shtetin e Kosovës, në Spanjë e cila nuk e njeh Pavarësinë e vendit tonë.
Përndryshe , Kujtim Gashi është ministri i parë që zyrtarisht ka udhëtuar në shtetin e Spanjës për të ndjekur garat mesdhetare të cilat po zhvillohen atje. Kosova po merr pjesë në Tarragona 2018 me 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.