Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka ngushëlluar familjen e aktorit Art Kurti, i cili u gjet i vdekur gjatë ditë në një veturë në Gjakovë, rast për të cilin policia dyshon se është vetëvrasje.
"Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.
Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar".
"Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë".
"Ndarja e hershme e Art Kurtit, është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe të gjithë ata që e njohën.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Art Kurtit", thuhet në telegramin e ngushëllimit të Gashit, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.