Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bëri thirrje të premten për kufizime shtesë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në pjesë të Gjermanisë ku numri i infeksioneve është shumë i lartë.
"Kur ka një numër më të lartë të infeksioneve në Gjermani, për mendimin tim ka nevojë për masa shtesë për të zvogëluar numrin e kontakteve përtej asaj që është rënë dakord," i tha Spahn televizionit gjerman ZDF, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
"Ne ende kemi shumë rrethe dhe rajone ku masat shtesë janë ende të nevojshme," shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.