Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në X, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek që shërben në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe është planifikuar të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it.
Njëherësh, i pari i ekzekutivit e pret sot edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot. /Klankosova.tv
Πρόγευμα εργασίας με τον Κοσοβάρο Πρωθυπουργό Albin Kurti @albinkurti στην Πρίστινα. pic.twitter.com/HlZU0w5xn6
— Nikos Dendias (@NikosDendias) April 16, 2026
https://klankosova.tv/ministri-i-jashtem-belg-sot-ne-kosove-pritet-nga-kurti/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.