Reshjet e një jave më parë e vërshuan përdhesen e Klinikës së Onkologjisë, ku ndodhet shërbimi radiologjik dhe i radioterapisë, kësisoj aparaturat milionëshe u zhytën në ujë.
Megjithëkëtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u informua tek gjatë kësaj jave.
Ndaj, në këtë të enjte, ministri Latifi e vizitoi edhe nga afër hapësirën, e cila pos shiut, u mbush edhe me ujëra të zeza, ku ende nuk dihet se cilat janë dëmet e pajisjeve të radioterapisë.
I pari i shëndetësisë kosovare tha se disa pajisje kanë shpëtuar, kurse për ato të radioterapisë do të dihet më saktë gjatë javës së ardhshme ose më vonë.
Aktualisht shërbimi i radioterapisë është jashtë funksionit dhe kësisoj numri i pacientëve që e marrin shërbimin e rrezatimit dhe të tjerë, të cilët janë në pritje për këtë tretman, është 233, për të cilët ministri bëri me dije se këta pacientë do të trajtohen jashtë QKUK-së.
Teksa nuk është hera e parë që kjo klinikë ballafaqohet me kësi situata, ani se jo sikurse kjo e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=spnH4VrBKP4&t=22s
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.