Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka uruar Federatën e Atletikës së Kosovës me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Botërore të Atletikës, në kongresin e 50-të të kësaj Federate që është mbajtur në Pekin të Kinës.
“Ky është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për atletikën e Kosovës dhe sportin në përgjithësi”, tha ministri Shala, transmeton Klan Kosova.
Shala ka uruar atletët e Kosovës duke uruar suksese në avansimin e sportit në arenën ndërkombëtare.
“Sporti i Kosovës gjithnjë e më shumë po ndërkombëtarizohet. Ky është edhe një hap i rëndësishëm që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, si dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare” ka përfunduar ministri.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.