Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës për anëtarësimin në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportivë (AIPS).
Shala e vlerësoi se anëtarësimi i SHGSK-së është arritje dhe një ngjarje e rëndësishme për gazetarinë dhe sportin e Kosovës. Ky është një kurorëzim i punës dhe angazhimit të SHGSK-së dhe gazetarëve që përcjellin dhe raportojnë me profesionalizëm ngjarjet dhe jetën sportive në vendin tonë
Ministri u shpreh se anëtarësimi përbën një lajm historik për gazetarinë sportive të Kosovës, dhe kjo duhet të shfrytëzohet në avancimin e mëtejmë jo vetëm të gazetarisë sportive, por edhe të sportit në përgjithësi.
Shala, ndër të tjera tha se ky anëtarësim është një dëshmi e sukseseve të sportit të Kosovës dhe ndërkombëtarizmit të tij në të gjitha sferat.
Ministri Shala tha se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, e në këtë kontekst edhe punën e SHGSK-së.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.