Ditën është qetë.
Por, me të rënë terri zhurmat e shok bombave në veri të vendit tashmë janë bërë të zakonshme.
Disa të tilla shpërthyen edhe mbrëmjen e së enjtes te vendi që nihet si “Tre Rrokaqjejtë” e te Lagjja e Boshnjakëve, njofton Klan Kosova.
Por, vec për këto, policia u thirr nga shqiptarët të intervenojë edhe për dy raste të tjera. Atë të sulmimit të disa të miturve në Mitrovicën të Veriut që dyshohet se u bë nga disa serbë, e po ashtu edhe të punëtorit të një firme që u kanos nga katër persona të maskuar e me armë.
Por, kësi telashe thonë se nuk kane banorët e Kushtovës, Bistricës e Cerajës. Rruga kryesore e këtyre fshatrave po përdoret si alternativë për zyrtarët policorë për të shkuar deri në rrugën kryesore Leposaviq-Mitrovicë - aty ku nga e mërkura po qëndrojnë me patrullë statike.
Xhirimi i tyre nuk iu lejua televizionitm të premtën.
Megjithatë ato nga afër i pa Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili siç mëson televizioni ka qëndruar nga mëngjesi te stacioni policor në Kushtovë të Vllahisë por edhe i vizitoi policët që po patrullojnë në atë rrugë.
Kujtojmë që pikërisht nga Mitrovica ministri Sveçla deklaroi të enjtën se vendi ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e barrikadave.
Bllokadat në rrugë u vendosen 2 javë më parë, e sipas Sveçlës ditët e kaluara me bllokada veç kanë rënduar situatën në veriun e vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=9j1Lm-1UtJ4
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.