63 fëmijë janë në pritje për të iu nënshtruar operacioneve kardiokirurgjike, dhe 50 të tjerë për intervenime kardiologjike.
Të gjithë këta kurën e kanë jashtë shtetit.
Mirëpo shumë nga këta shpejt mund të trajtohen në Izrael. Veç kësaj ky shtet pritet që të ofrojë edhe trajnim për stafin shëndetësor kosovar, ndaj ministri për bashkëpunim rajonal i Izraelit, Esawi Frej, vizitoi të mërkurën Klinikën e Pediatrisë.
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate të mira, dhe se jetësimi i shërbimit kardiokirurgjik dhe ai kardiologjik invaziv te fëmijët është njëra nga prioritet e tij.
Bile ky i fundit në një takim që ka pasur me profesionistët e QKUK-së të kësaj lëmie, ka dhënë një datë se më 1 korrik 2023, shërbimi kardiokirurgjik pediatrik do të nisë për herë të parë në QKUK.
Aktualisht dy fëmijë me sëmundje të zemrës po trajtohen në Izrael dhe katër sosh janë trajtuar vitin e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=wZOo8cGFLbw
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.