20.12.2022 · përditësuar para 1282 dite1 min lexim
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, është prezantuar koleksioni i veprave të artit të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të thirrjes publike të vitit 2022.
Interesimi i artdashësve për ta parë ekspozitën është i madh, ku përveç vizitorëve, të pranishëm janë edhe profesorë të artit si: Shyqri Nimani, Esat Valla, Eshref Qahili e të tjerë.
Ekspozita me 82 punime është organizuar në dy katet e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar.
Ndryshe si i përzgjedhur në mesin e shumë artistëve të njohur, që do t'i ekspozohen veprat në këtë galeri është edhe piktori Hekuran Sokoli i cili njëherësh është edhe gazetar në televizionin Klan Kosova.
●●●
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.