Ministria e Kulturës, ka ndarë 470 mijë euro për shtatë federata sportive të Kosovës, atë të Karatesë, Skijimit, Mundjes, Çiklizmit, Notit, Kick-Box-it dhe Tenisit.
“Federata e Karatesë subvencionohet me shumën prej 98 mijë euro, Skijimit 81 mijë euro, Mundjes 76 mijë euro, Çiklizmit 71 mijë euro, Notit 63 mijë euro, Kick-Box-it 61 mijë euro dhe Federatës së Tenisit i janë ndarë 49 mijë euro”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.
Sipas ministrisë, kjo shumë parash është dhënë për t’i ndihmuar këto federata të pavarësohen financiarisht dhe të funksionojnë me efikasitet më të plotë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.