Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe Drejtori i Zyrës së Korpusit të Paqes në Kosovë Stephen Kutzy nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi midis të dyja institucioneve.
Kjo ujdi ka për qëllim implementimin e projekteve në dobi të komuniteteve të Kosovës në kuadër të kornizës së Programit të Partneritetit (PPKP) të Fondit të Shtetit të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Korpusi i Paqes parasheh që në vitin 2016, të arrijë grupi i parë i vullnetarëve të cilët do të fillojnë punën me ministrinë.
Përmes këtij bashkëpunimi do të implementohen projektet në komunitete në të gjithë Kosovën.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.