Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka subvencionuar Federatën e Atletikës me 118 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes ministrisë dhe Federatës së Atletikës.
Por kjo nuk është e vetmja marrëveshje të cilën e ka nënshkruar kjo ministri, pasi këso memorandume ka pasur edhe me federatat tjera në mënyrë që atyre të iu lehtësohet funksionimi.
Ministri Shala u shpreh se me këto memorandume krijojnë lehtësira që federatat të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës. Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet jashtëzakonisht shumë veprimtaria e federatave dhe sporti në përgjithësi, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.