Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndërpreu punimet në fillimin e projektit për restaurimin e ish shtëpisë së kulturës në Runik të Skenderajt.
Ky dikaster tha se objekti në fjalë është aset i mbrojtur kulturor për të cilin nuk i pyeti askush nga pushteti lokal. Por, ndryshe thotë kryetari Fadil Nura, që aty ka paraparë nisjen e një projekti 800 mijë eurosh, raporton Klan Kosova.
Ai i tha klanit se e pa si të çuditshëm reagimin e ministrisë meqë, siç tha, ka pasur takim me ministrin, Hajrullah Çeku, vitin e kaluar kur edhe janë dakorduar për projektin.
I pari i Skenderajt tutje tha se nuk e ka në plan rrënimin e komplet objektit por vetëm restaurimin dhe vënien në funksion të tij.
Por, banorë të fshatit Runik thanë se nuk e duan as restaurimin por vetëm rrënimin sa më parë të objektit, i cili sipas tyre nuk ka asnjë vlerë.
Projekti i ri për hapësira lexuese e lokale afariste mbeti pezull deri në një vendim të Ministrisë, të cilin pushteti lokal u zotua se do ta përkrahë.
Kronikë nga Qëndresa Sinani
https://www.youtube.com/watch?v=J4gXMMffD30
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.