Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë 120 certifikata për ata që kanë kaluar provimin e jurisprudencës, të mërkurën.
Ajo ka thënë se prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët e ardhshëm duhet të përkushtohen për drejtësi.
“Uroj të jeni shembull i qytetarit të ndershëm dhe t'i shërbeni interesit të përgjithshëm, drejtësisë, barazisë dhe jodiskriminimit”, ka thënë Haxhiu.
E para e drejtësisë foli edhe një herë për, siç e quan, talljen e një qytetari për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
“Unë kam thënë që do ta raportoj në polici dhe sigurisht që pastaj organet tjera, të cilat kanë mandat të bëjnë hetime, do të merren nëse e konsiderojnë që ka bërë një vepër penale”, ka shtuar Haxhiu.
https://www.youtube.com/watch?v=cT54tR4MG3o
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.