Shqipëria ka prezantuar për herë të parë ministren me Inteligjencë Artificiale, një nismë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm në rajon, por edhe në botë.
Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, kanë folur Flavio Qarri dhe Frrok Qupi.
Flavio Qarri theksoi se ligji nuk e bën këtë “ministër” një deputet të zakonshëm dhe i heq të gjitha përgjegjësitë një roboti, duke theksuar kufizimin e rolit të tij në sferën formale.
Nga ana tjetër, Frrok Qupi e konsideron këtë një risi që ka tërhequr vëmendjen globale.
“Është një risia, por nuk është pa trend. Sa më të zhvilluara të jenë vendet e botës, aq më shumë shkojnë drejt rritjes së përdorimit të inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve teknologjike”, tha Qupi.
Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:
https://youtu.be/V5SecmDqIvg
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.