Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim ministren e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni, ambasadoren e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Heleni Vakali, udhëheqësin e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Ata diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit, njofton Klan Kosova.
“Të dyja palët shprehën gatishmëri për të kaluar në veprime dhe aktivitete konkrete. Ministrja Mendoni e ftoi ministrin Çeku në Athinë për të vazhduar diskutimet dhe konkretizuar bashkëpunimin”.
“Delegacioni nga Greqia do të kenë disa takime dhe vizita në institucione të kulturës dhe në monumente të trashëgimisë kulturore përgjatë vizitës së tyre zyrtare në Kosovë”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.