Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka mposhtur kundërshtaren zvicerane, Fabienne Kocher, në Lojërat Europiane “Minsk 2019”.
Kjo është përballja e parë e xhudistes kosovare në këtë garë që është duke u zhvilluar në Bjellorusi, të cilën ajo arriti ta përfundoj me sukses, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se zvicerania Fabienne Kocher është mposhtur edhe më parë nga Majlinda Kelmendi në “Grand Prix Tel Aviv 2019”.

Më poshtë mund ta shihni përballjen e Majlinda Kelmendit me Fabienne Kocher.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.